12 Tetor 2024

Vlera e kompanisë Apple në treg tejkaloi 3 trilionë dollarë

New York, 30 qershor - Vlera e kompanisë Apple në treg tejkaloi 3 trilionë dollarë, një rritje e nxitur nga aksionet e saj që arritën një nivel të lartë rekord, raporton Anadolu.

Çmimi i aksioneve të kompanisë globale të teknologjisë me bazë në SHBA u rrit duke arritur kulmin prej 192,60 dollarë për aksion.

Kapitalizimi i tregut të kompanisë arriti në 3,03 trilionë dollarë, një nivel i lartë historik.

Arritja vjen pavarësisht se Apple përjetoi një rënie në shitjet totale për të dytin tremujor radhazi, sipas rezultateve të fundit financiare të publikuara muajin e kaluar.

Shitjet neto ranë për 2,6 për qind në 94,8 miliardë dollarë për tre muajt e parë të vitit. Shifra është në rënie nga pothuajse 97,3 miliardë dollarë për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Aksionet e kompanisë Apple kanë qenë në rritje javët e fundit pasi më 5 qershor u prezantuan kufjet e reja Vision Pro, për të cilat kompania i cilëson si "kufje kompjuterike hapësinore" dhe "kufje me realitet të përzier" që mundëson që përmbajtja digjitale të "përzihet pa probleme" me hapësirën fizike të përdoruesve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)