21 Prill 2025

Zukerberg: Amerikanët e kanë tepruar me spiunimet në internet

New York, 17 mars - Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg ka folur me presidentin Barak Obama për “t’i shprehur irritimin” lidhur me mbikëqyrjen dixhitale amerikane.

Komentet e tij erdhën një ditë pas një raporti nga Agjensia e Sigurisë Kombëtare në ShBA, sipas të cilit ajo kishte imituar një server Facebook-u për të mbikëqyrur disa kompjutera të vënë në shënjestër. Agjensia tha se raporti ishte “i pasaktë”.

Materialet e Agjencisë së Sigurimit përmbanin regjistrime telefonatash, kabllo fibrash optike që mbajnë komunikime globale dhe sulme në rrjet. Ajo kishte një akses të fshehtë ndaj serverëve të nëntë kompanive të mëdha teknologjike: Microsoft, Yahoo, Google, Facebook, PalTalk, AOL, Skype, You Tube dhe Apple.

Të gjitha kompanitë e përfshira e kanë mohuar përfshirjen e tyre.

Që prej pretendimeve se shërbimet e sigurisë po përdorin median sociale dhe kompanitë teknologjike për të monitoruar njerëzit, Facebook i ka bërë thirrje Google, Apple, Microsoft, Twitter, AOL, LinkedIn dhe Yahoo për të formuar një aleancë. Grupi ka bërë thirrje për “ndryshime në shkallë të gjerë” ndaj zhbirimeve të qeverisë.

Më herët këtë muaj, zv.presidenti i Komisionit Europian, Neeli Kroes tha se miliarda njerëz në botë nuk i besojnë internetit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)