Zuckerberg prezanton planet për robot të ri
New York, 5 janar - Themeluesi i Facebookut Mark Zuckerberg thotë se vendimi i tij për këtë vit të ri do të jetë ndërtimi i një roboti të kompjuterizuar që do ta ndihmojë të administrojë shtëpinë.
Ai shkruante në një status në FB se sfida e tij personale për vitin 2016 është ndërtimi i një roboti të thjeshtë që do ta ndihmonte në administrimin e shtëpisë dhe në punën e tij. Ai tha se do të fillonte të eksploronte teknologjinë që tashmë ekziston.
\"Pastaj, shkruan ai, do të filloj ta mësoj robotin të kuptojë zërin tim për të kontrolluar çdo gjë në shtëpinë time muzikën, dritat, temperaturën e kështu me radhë. Do ta mësoj që të lejojë miqtë të hyjnë në shtëpi duke i njohur ata nga fytyrat kur i bien ziles\".
Roboti, thotë Zuckerberg, do të mësohet të kujdeset për vajzën e tij të posalindur Maks.