23 Dhjetor 2024

Zuckerberg hedh poshtë pretendimet se Facebook ndikoi në zgjedhje

New York, 12 nëntor - Themeluesi dhe drejtuesi ekzekutiv i Facebook-ut Mark Zuckerberg ka hedhur poshtë kritikat se lajmet e rreme që u shfaqen në median sociale ndikuan tek rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Nga mënyra sesi fuksionion, Facebook-u nuk dallon dot mes lajmeve të vërteta dhe atyre të rreme, kur ato postohen.

“Personalisht mendoj se ideja që lajmet e rreme në Facebook, të cilat gjithësesi janë një pjesë e vogël e përmbajtjes, kanë ndikuar zgjedhjet është një ide mjaft e çmendur” tha Mark Zuckerberg gjatë një konference për teknologjinë që u mbajt në Kaliforni.

“Votuesit i marrin vendimet bazuar në përvojën e jetës”-tha ai.

Zuckerberg jo vetëm doli në mbrojtje të kompanisë së tij, por nënvizoi se gjithkush mund të analizojë të dhëna në Facebook për të parë mbështjen e gjerë që zoti Donald Trump mori nga i gjithë vendi.

“Nuk është surprizë apo lajm që Donald Trump ka më shumë ndjekës në Facebook sesa Hillary Clinton. Mendoj se disa prej postimeve të tij morën më shumë vëmendje”-tha themeluesi i FB.

Zoti Zuckerberg qëndroi fort në mbrotje të pozicionit të paanshëm të kompanisë së tij duke u shprehur se Donald Trump I fitoi zgjedhjet sepse pati mbështetjen e më shumë se gjysmës së Shteteve të Bashkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)