ZTE prodhon celularin "Hawkeye"
Pekin, 6 janar - Kompania kineze ZTE prezantoi celularin me konceptin më të ri "Hawkeye".
Përdoruesit kanë marrë pjesë në tërë procesin e studimit, dizenjimit e deri të hedhjes në treg të këtij lloji celulari.
Elementi kryesor përbërës i celularit është teknologjia e ndjekjes së syve. Të dy sytë mund të drejtojnë ekranin e celularit. Kjo teknologji orienton prirjen e re të zhvillimit të smartfonave.
Zv.presidenti dhe kryezyrtari ekzekutiv për Amerikën Veriore i kompanisë ZTE Cheng Lixin u shpreh se prodhimi i celularit \"Hawkeye\" është vetëm hapi i parë i projektit CSX të kësaj kompanie.
\"Lidhur me prodhimin e produkteve në vazhdim e shërbimet për këtë lloj celulari, ne do të vazhdojmë të dëgjojmë zërin e konsumatorëve e të mësojmë nga përvoja me \'Hawkeye\', për të prodhuar më shumë lloje celularësh që kërkohen nga konsumatorët,\" tha Cheng.
Porositë për blerjen e celularit \"Hawkeye\" do të fillojnë nga 8 janari në uebsajtin amerikan \"Kickstarter\", ndërsa parashikohet që ai të shitet në mbarë botë duke filluar nga tremujori i tretë të këtij viti.
Kompania ZTE ka prodhuar smartfonin \"Hawkeye\", për të cilin, konsumatorët kanë marrë e do të marrin pjesë në tërë procesin, nga studimi e dizenjimi deri te shitja. Në fotografi, ekipi i projektimit \"Team One Technology\", i përzgjedhur ndër qindra projektues nga 176 vende të mbarë botës.