Zgjedhjet në SHBA, tema më e diskutuar në Facebook për 2016
New York, 10 dhjetor - Facebook ka berë të ditur se tema më e diskutuar në botë për vitin 2016 ishin zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Ishte viti i dytë radhas që zgjedhjet ishin çështja për të cilën u fol më shumë në platformën e medias sociale.
Temat e tjera në dhjetëshen më të debatuar, ishin Politika braziliane, Pokemon Go, Black Lives Matter, Rodrigo Duterte & Zgjedhjet Presidenciale në Filipine, Lojrat Olympike, Brexit, Super Bowl, David Bowie dhe Muhammad Ali.
10 momentet kryesore të Përmbledhjes së Vitit, u zgjodhën duke pasur parasysh se sa shpesh ishte përmendur një temë në postime në Facebook, nga 1 janari në 27 nëntor, 2016, shkruhej në një postim në faqen e Facebook-ut të enjten.
Facebook Live, kishte një listë të ndryshme.
Videoja më e shikuar në aplikimin Facebook Live ishte ajo e një gruaje me maskë Chewbacca, një personazh në filmat Star Wars. Ajo u bë e njëhur e emrin Mamaja Chewbacca.
Duke pasur parasysh se sa shumë amerikanë i marrin lajmet në Facebook, ka pasur spekullime se faqja është e mbushur me lajme të rreme, Disa kanë thënë se lajmet e rreme ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve.
Shefja e Operacioneve në Facebook, Sheryl Sandberg tha se nuk mendon se lajmet e rreme ndikuan tek rezultati i zgjedhjeve.
Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg e mbrojti kompaninë e tij në nëntor, duke thënë se numri i lajmeve të rreme në Facebook është i vogël. Megjithatë ai shtoi se kompania e tij do të marrë masa për të eliminuar keqinformimet në faqe.
Gjatë fushatës, një ish-punonjës i Facebook-ut tha se kompania po i shmangte lajmet nga organet konservatore të mediave. Kompania reagoi duke pushuar nga puna disa punonjës të seksionit Trending Topics, Temat më të Ndjekura dhe e bëri automatik procesin e pëerzgjedhjes së këtyre temave.