22 Dhjetor 2024

Zbulohet sistemi diellor i ngjashëm me Tokën

Florida, 3 shkurt - Agjensia Amerikane e Hapësirës, “NASA”, njoftoi gjatë ditës për zbulimin e një sistemi diellor shumë të ngjashëm me Tokën.

Sistemi ka një yll si Dielli, rreth të cilit qarkullojnë gjashtë planetë, dy më pak se sistemi ynë diellor. Ky sistem diellor është quajtur Kepler-11 dhe ndodhet brenda galaksisë sonë.

Pesë planetet e para kanë një orbitë shumë të afërt me diellin dhe kryejnë një rrotullim të plotë në 10-47 ditë. Planeti i gjashtë ka një orbitë shumë më të ndryshme dhe qëndron shumë më larg.

Grupi i pesë planeteve pranë yllit të Kepler-11, është ndër më të vegjlit e zbuluar ndonjëherë dhe dimensionet e tij janë të ngjashme me ato të Tokës.

Vlerësimet e masës së tyre mund të çojnë në përfundimin se planetet janë të mbështjellë nga gaze të lehtë, pra një lloj atmosfere. Ky rezultat, nëse konfirmohet, do të thotë se është bërë hapi më i mirë drejt zbulimit të një planeti të ngjashëm me tonin.

Zbulimin e madh e bëri një satelit i quajtur Kepler, të cilin NASA e ka ndërtuar pikërisht me qëllim që të zbulojë planete të tjerë të ngjashëm me Tokën.

I lëshuar në hapësirë në vitin 2009, sateliti në fjalë ka arritur të zbulojë mbi 700 planete që më pare nuk njiheshin, duke konfirmuar faktin se sistemet diellore janë shumë të përhapura dhe jo një rastësi sporadike, siç mendohej më parë.

Deri tani janë zbuluar në total 258 sisteme të ndryshme diellore, shumica të përbërë nga vetëm një ose dy planete. Ishte gjetur vetëm një sistem diellor me nga katër planete dhe një me pesë, prandaj zbulimi i Kepler-11, përbën sistemin diellor më të madh të njohur, pas Tokës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)