Zbulohet një planet i ngjashëm me Tokën

Florida, 18 prill - Astronomët thonë se kanë zbuluar një planet të largët që ngjan shumë me Tokën.
Planeti, për rreth 10 për qind më i madh se Toka, është zbuluar nga teleskopi orbital i NASA-s, Kepler.
I quajtur Kepler-186f, planeti i ri është rreth 500 vjet drite larg nga Toka.
Elisa Quintana, hulumtuesja kryesore në Qendrën e Kërkimeve të NASA-s, ka thënë se planeti mund të konsiderohet më shumë si kushëri i Tokës sesa binjak, sepse ai rrotullohet rreth një ylli që është më i vogël se Dielli.
Që kur është lansuar në vitin 2009, teleskopi Kelper ka konfirmuar ekzistencën e 961 planeteve.