Zbulohet guri i parë në Mars
Florida, 13 tetor - Guri i parë i analizuar në Mars nga sonda robotike, "Curiosity" ka një përbërje të pazakontë në krahasim me çka është zbuluar deri tani në planetin e kuq, bënë të ditur burime zyrtare amerikane.
Përbërja e këtij guri me madhësi të një topi futbolli ngjan me ato të vullkaneve.
"Ky shkëmb është shumë i ngjashëm në përbërjen kimike të rajoneve vullkanike", theksuan burimet zyrtare amerikane.
"Në Tokë, këto shkëmbinj formohen në përgjithësi nga kristalizimi i magmës e pasur me ujë", shtuan burimet zyrtare amerikane.