Zbulohen pamje të Samsung Galaxy S6
Samsung pati premtuar se do të sjellë Galaxy S6 me një vizion krejtësisht të ri, dhe nga pamjet e shfaqura në internet, shohim që telefoni është prej metali, veçori që përdoruesit e kanë kërkuar prej kohësh.
Pamjet e reja janë shfaqur në blogun iranian Toranji, i cili pretendon se ky është telefoni i ardhshëm i Samsung-ut, Galaxy S6.
Bazuar tek dizajni i tij, shohim që Samsung nuk ka bërë ndonjë ndryshim shumë të madh në krahasim me telefonat e mëparshëm inteligjentë, përveç përdorimit të metalit.
Disa nga veçoritë e përfolura të Samsung Galaxy S6 janë:
Ekrani: 5.5 inç me rezolucion 2560 x 1440
Procesori: Exynos 7420 me katër bërthama me shpejtësi 1.3 GHz
Maksimumi i hapësirës së brendshme: 160 GB
Kamera e pasme: 20 megapikselë
3GB RAM
Sistemi operativ: Android 5.0 Lollipop