23 Dhjetor 2024

Zbulohen detajet e iPad-it të ri

New York, 8 mars - iPad-i i ri do të mund të blihet në Shtetet e Bashkuara nga data 16 mars. Modeli i ri përmban lidhje 4G dhe përshtatet me rrjetet AT&T dhe Verizon. Fotokamera është 5 megapixel me teknologjinë e iPhone 4S.

Ngjyra bardhezi është një ndër karakteristikat kryesore të tij. Objekti do të ketë të njëjtat çmime të iPad 2 në versionet me 16 dhe 64 giga.

iPad-i i ri i “Apple” është me cilësi të lartë, një milion piksel më shumë se televizioni më i mirë “high definition”.

Të dhënat janë publikuar në San Francisko dhe janë transmetuar në rrugë streaming edhe në Londër. Deri tani kompania “jetime” nga vdekja e Steve Jobs nuk i ka dhënë një emër objektit, duke e quajtur vetëm “iPad-i i ri”.
 
“”Apple” udhëheq revolucionin post-PC. Ne kemi tre instrumentë post-PC. Kompanitë e tjera do të ishin të lumtura po të kishin vetëm një”, ka deklaruar administratori i deleguar, Tim Cook, gjatë prezantimit të produktit në San Francisko.

Duke vijuar fjalimin, Cook ka saktësuar se janë 172 milionë aparatet e shitura të “Apple”, si iPod, iPhone dhe iPad. “76 për qind e të ardhurave vijnë nga produktet post-PC”, ka shtuar Cook.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)