YouTube nderohet me Çmim Special
New York, 26 shkurt - YouTube pritet ta fitojë një çmim special nga Akademia Ndërkombëtare e Arteve dhe Shkencave Televizive.
Çmimet Digjitale Emmy do ta nderojë ueb-faqen e shpërndarjes së videove me çmimin 2014 Pioneer Prize për kontributin e saj inovativ në industrinë digjitale. Çmimin do ta pranojë shefi i departamentit të argëtimit në Youtube, Alex Carloss, raporton Koha.net.
Presidenti i Akademisë Ndërkombëtare she CEO, Bruce L Paisner, ka thënë se është i kënaqur që ky çmim këtë vit shkon për YouTube, meqenëse ky shërbim, i krijuar më 2005, cilësohet si shpërndarësi më i madh i përmbajtjes digjitale.
Që nga lansimit, YouTube ka zbatuar ndryshime të ndryshme si dhe është rritur aq shumë në numër të përdoruesve.