YouTube me 1 miliardë vizitorë unik brenda muajit
New York, 21 mars - Sipas njoftimit zyrtar në faqen e YouTube, shërbimi numëron më shumë se 1 miliardë njerëz në faqe, për çdo muaj dhe nuk bëhet për vizita, por për vizitorë unik në faqe.
Njoftimi nuk jep shumë detaje specifike, mirëpo të dhënat e YouTube i krahason me ngjarje shumë të famshme botërore, duke përfshirë ndeshjen e madhe të SuperBowl, për të cilën thotë se duhet të rritet edhe 10 herë më shumë për tu afruar me statistikat e saj mujore.
Rreth gjysma e përdoruesve të internetit e vizitojnë faqen YouTube brenda muajit, dhe nëse matet për nga numri i njerëzve, YouTube do të ishte shteti i tretë më i madh në botë.