YouTube mbush 10 vjeç
New York, 22 shkurt - Gjiganti i teknologjisë dhe platforma më e populluar në botë për videot YouTube ka mbushur 10 vite që nga krijimi i saj.
Në fillim ishte thjesht një mbledhës videosh amatore të udhëtimeve apo maceve për tu transformuar në një media botërore që godet te muzika dhe televizioni.
Fal këtij kanali virtual kanë lindur shumë profesione të reja të lidhura me rrjetin, fenomene dhe personazhe që janë kthyer në hite.
Ka dokumentuar çështje të kronikës në të gjithë botën, një mjet për të shpërndarë ide, shpesh është vënë në shënjestër nga qeveritë diktatoriale.
Dy vite më parë tërhoqi vëmendjen e mbi 1 miliard vizitorëve unikë në një muaj duke arritur kështu Facebook.
YouTube u themelua në 14 shkurt 2005 nga tre ish-punonjës të PayPal, Chad Hurley, Steve Chen dhe Jaëed Karim dhe që ia shitën Google, vetëm 21 muaj më pas për 1,65 miliardë dollarë.
Pas këtij vrulli videosh që hidhen sot, do të mbahet mend edhe video e parë që është titulluar:
Unë në Kopshtin Zoologjik dhe që është filmuar përpara kafazit të elefantëve në kopshtin zoologjik të San Diego nga një nga themeluesit. Ajo që i shumëfishoi videot ishin përdoruesit. Platforma u bë edhe më e përdorur me daljen e smartfonëve.
YouTube është i disponueshëm në 61 gjuhë të botës dhe në 75 vende. Në një minutë hidhen aty 300 orë video.