YouTube do të zëvendësojë televizionin klasik
New York, 10 tetor - Google do të zgjidhë problemin e mungesës së përmbajtjes profesionale në videohosting-un YouTube, duke krijuar më shumë se 60 kanale me përmbajtje ekskluzive.
Tematika e kanaleve të reja përfshin sportin, muzikën, programet argëtuese, lajme dhe të tjera.
Në krijimin e kanaleve do të marrin pjesë personalitete dhe kompani të njohura mediatike. Kanalet do të jenë në dispozicion pa pagesë.
Koston e prodhimit të show-ve dhe serialeve Google ka në plan ta mbulojë me anë të reklamave.