YouTube, Do të shpërblejë mundin tuaj
SHBA, 12 maj - Kompania e njohur për shpërndarje të materialeve vizuale në internet YouTube, ka vendosur tu paguaj për punën tuaj. Nëse jeni autor i një materijali vizual (video), shpërndarja e kreacionit tuaj në internet nëpërmjet YouTube, do tju sjellë përfitime në të holla.
Ky vendim nuk do të vlejë për materijalet e kopjuara nga emisionet e ndryshme televizive, këngët e gatshme, apo ndonjë tjetër material që merret dhe publikohet si i gatshëm.
Deri më tani këtë mundësi përfitimi e kanë patur vetëm disa kompani gjigande, që e përdornin këtë shërbim për qëllime promovuese.
Ideja jonë është që edhe njerëzve të thjeshtë, tu mundësohet një qasje e tillë që me anë të YouTube Partner Program ose Individual Video Partnerships (IVP), materialet autentike, të kenë mundësi ti transmetojnë edhe me para, deklaron drejtori i menaxhmentit në YouTube, Hanter Bok.