YouTube blen RightsFlow
New York, 12 dhjetor - YouTube ka blerë kompaninë RightsFlow, e cila i ndihmon kompozitorët e këngëve, muzikantët, shtëpitë muzikore, distributorët dhe shërbimet e muzikës në internet për arritjen e marrëveshjeve në lidhje me licencimin dhe pagesat.
YouTube, me kombinimin e njohurive dhe teknologjisë së RightsFlow me platformën YouTube besojnë se më shpejtë dhe në mënyrë më efikase do të licencojnë muzikën në YouTube, respektivisht shfrytëzuesve do të u mundësojnë edhe më shumë përmbajtje muzikore, ndërsa muzikantëve më shumë prodhim dhe të ardhura.
Të dhënat financiare në lidhje me marrëveshjen nuk janë publikuar.