26 Dhjetor 2024

YotaPhone me dy ekrane

New York, 29 korrik - YotaPhone është i posaçëm për atë se ka dy ekrane, nga njëra anë ekranin LCD, e nga ana tjetër E Ink.

Ky telefon i mençur është pajisja e parë e tillë e dizajnuar në botë. Sipas prodhuesit, dizajni i YotaPhone me dy ekrane sjell dallimin në konkurrencë, por duhet t’u mundësojë përdoruesve që ta kuptojnë filozofinë e dizajnit, çka nuk është e lehtë.

Ekrani LCD përdoret për shfaqjen e videove dhe përmbajtjeve dinamike, derisa ekrani E Ink është për lexim dhe shfletim të fotove.

Përmbajtja nga ekrani LCD me përdorimin e dy gishtave bartet lehtë në ekranin E Ink.

Ai ka rol të rëndësishëm sepse nuk është e nevojshme të hapet ekrani për ta parë përmbajtjen. Çmimi i tij do të jetë 450 dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)