Yahoo ofron tre muaj falas Flickr Pro
New York, 24 dhjetor - Edhe pse Instagram tani thotë se ata nuk kanë plane të shesin fotot e ngarkuara nga përdoruesit e saj, shumë nga ata përdorues nuk dyshojnë në motivet e Instagram pasi tentoi të kryente ndryshime në shërbimet e saj në fillim të kësaj jave.
Instagram ka deklaruar se i kanë kthyer kushtet e përdorimit në formën e tyre origjinale, shkruan krokodili.com.
Tani shërbimi i njohur për shpërndarjen e fotove dhe videove, Flickr, me sa duket po përpiqet të tërheqë përdorues të rinj dhe nuk ka moment më të mirë. Zotëruesit e Flickr, Yahoo, kanë prezantuar një dhuratë për pushimet për përdoruesit e rinj dhe aktualë, që u jep atyre tre muaj falas Flickr Pro.
Flickr Pro normalisht kushton $25 në vit, që do të thotë se kjo ofertë vlen rreth $6,25. Versioni Pro lejon përdoruesit të ngarkojnë fotografi dhe video pa limit.
Oferta për tre muaj falas mbaron më 4 Janar.