26 Dhjetor 2024

“Yahoo” mbyll zyrën në Kinë

Pekin, 19 mars - Kompania amerikane “Yahoo” ka njoftuar se është duke mbyllur qendrën e vet kërkimore në kryeqytetin kinez, Pekin, ku si pasojë do të mbesin pa punë afër 350.000 punonjës.

E përditshmja \"South China Morning Post\" shkruan se gjiganti i internetit “Yahoo” mori vendimin për mbylljen e Qendrës së Kërkimit dhe Zhvillimit të Teknologjisë në Pekin, e cila u hap në vitin 2009 dhe është një nga tre qendrat e tilla të kompanisë.

Si pasojë e këtij hapi, do të shkarkohen afër 350.000 punonjës të kompanisë “Yahoo”, të cilët punuan në zyrën në Pekin.
Nga kompania “Yahoo” njoftohet se bordi udhëheqës vazhdimisht vendosë ndryshimet në mënyrën e bërjes së biznesit, të gjitha me qëllim të shqyrtimit dhe rregullimit të kostove të biznesit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)