28 Dhjetor 2024

Yahoo kërcënohet me gjobë prej 250,000 dollarësh në ditë

New York, 14 shtator - Yahoo-ja kërcënohet nga qeveria amerikane me një gjobë prej 250,000 dollarësh në ditë, nëse gjiganti i kërkimit në internet nuk dorëzon të dhënat e kërkuara.

Mësohet se agjencia amerikane e Sigurisë kombëtare pretendon nga Yahoo-ja t’i bindet rregullave të reja të mbikëqyrjes, gjë të cilën kompania e konsideron jo-kushtetuese.

Kompania Yahoo bën të ditur se është kërcënuar me gjobë vënie pas kundërshtimit të vëzhgimit nga Qeveria Amerikane, miratuar nga një akt ligjor mbrojtjeje në vitin 2007.

Sipas dokumenteve gjyqësore, beteja e përgjimit mes firmave të teknologjisë dhe administratës amerikane shkon shumë prapa në vite, edhe përtej kohës kur Edward Snowden bëri publik skandalin e përgjimeve të NSA-së.

Snowden zbuloi disa dokumente vitin e kaluar, ku tregoheshin qartë metodat e sofistikuara të mbikëqyrjes të përdorura nga Qeveria Amerikane për të mbledhur të dhëna në internet që mbahen nga kompanitë si Yahoo, Google dhe Microsoft.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)