Yahoo-ja do të shkurtojë 15% të vendeve të punës
New York, 3 shkurt - Yahoo ka bërë e ditur se do të shkurtojë 15 për qind të fuqisë punëtore, ose rreth 1,600 punonjës, si dhe mund të mbyllë disa njësi biznesi.
Planet për uljen e kostove do të njoftohen të martën së bashku me të ardhurat realizuara nga kompania në tremujorin e katërt.
Yahoo-ja është përpjekur të zgjerojë biznesin e saj të internetit përballë konkurrentëve, gjigantëve Google dhe Facebook.
Deri në qershor, kompania numëroi rreth 11 mijë të punësuar.