Yahoo duhet të paguajë 2,7 miliard dollarë
Kaliforni, 1 dhjetor - Vendimi i dalë së fundi pason padinë e ngritur me akuzat për shkelje të kontratës dhe për fitime të humbura, në lidhje me një shërbim të listimit të faqeve të verdha.
Yahoo tha se, beson që pretendimet e paditësit janë të pabazuara dhe do të ndjekë rigorozisht të gjitha shkallët e apelit.
Padia ishte ngritur nga Worldwide Directories SA de CV, si dhe Ideas Interactivas SA de CV.
Në një deklaratë në uebsajtin e Yahoo-së, shkruhej se Gjykata e 49-të Civile, e Distriktit Federal të Mexico City, kishte përfshirë një gjykim jo përfundimtar të kërkesës prej 2,7 miliardë dollarësh ndaj Yahoo! Inc. dhe Yahoo de Mexico në këtë çështje.
Aksionet tek Yahoo, që i ka bazat në Sunnyvale, Kaliforni, kanë rënë me 1,4% menjëherë pas dhënies së këtij lajmi.