22 Dhjetor 2024

Yahoo do të përdorë inteligjencën artificiale për të fshirë mesazhet e urrejtjes

Tokio, 24 dhjetor - Yahoo ka njoftuar se si pjesë e luftës kundër dhunës kibernetike dhe ngacmimit, ajo do të fshijë komentet dhe mesazhet që përmbajnë urrejtje dhe shpifje nga faqja e saj në Japoni duke përdorur inteligjencën artificiale.

Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, përfaqësuesit e Yahoo në Japoni kanë vendosur të zgjerojnë shërbimet e tyre të kontrollit të shprehjes në internet si pjesë e luftës kundër ngacmimit kibernetik, me rekomandimin e një ekipi ekspertësh.

Një listë e fjalëve dhe termave që do të identifikohen si dashakeqe do të publikohen së shpejti, si dhe rregullat dhe kriteret për fshirjen e këtyre fjalëve. Sipas asaj liste, komentet që janë regjistruar si të dëmshme nga inteligjenca artificiale do të hiqen automatikisht.

Për të siguruar lirinë e shprehjes, Yahoo do të pranojë pyetje dhe ankesa nga përdoruesit, komentet e të cilëve janë hequr dhe do të publikojë rregullisht raporte që detajojnë mesazhet e fshira si dhe rregullat për heqjen e tyre.

Përfaqësuesit e kompanisë theksuan se qëllimi i këtij projekti është parandalimi dhe ndalimi i komenteve dhe postimeve të dëmshme.

Sipas Kyodo, Yahoo i miratoi këto masa pasi akuzat në publik u shfaqën se dhuna kibernetike dhe ngacmimi çuan në vdekjen e mundësit dhe aktores profesioniste 22-vjeçare Hana Kimura.

Sipas burimeve të policisë, besohet se rreth 300 mesazhe që ajo mori çuan në vdekjen e saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)