Yahoo braktis Microsoft-in për Facebook-un

New York, 22 nëntor - Marrëveshja aktuale mes Microsoft-it dhe Yahoo-së ku motori kërkimor Bing është integruar brenda uebfaqes Yahoo mund ti vijë fundi, bëhet e ditur sipas një raporti të ri.
Raporti pohon se Yahoo është në diskutime me Facebook-un për të arritur një marrëveshje për motorin kërkimor midis dy kompanive.
GazetaTelegraph raporton se nëpërmjet burimeve të paidentifikuara, presidentja e re e Yahoo-së Marissa Mayer ka biseduar privatisht me shefen operative të Facebook-ut Sheryl Sandberg.
Artikulli thotë se bisedimet mund të çojnë në një bashkëpunim mes Yahoo-së dhe Facebook-ut për të krijuar një motor kërkimi dhe për të sfiduar rivalët Google dhe Microsoft.
Themeluesi i Facebook-ut Mark Zuckerberg, muajt e fundit ka lënë të kuptohet se kompania po zhvillon teknologjisë e saj kërkimore. Në një intervistë të kohëve të fundit, ai citohet të ketë thënë, Facebook është pozicionuar në mënyrë unike për tiu përgjigjur pyetjeve që kanë njerëzit. Në të ardhmen ne do ta realizojmë këtë. Kemi një ekip të caktuar që po punon për këtë.
Microsoft dhe Yahoo kanë nënshkruar një marrëveshje 10 vjeçare në 2009, që e vendoste motorin kërkimor Bing bazë për rezultatet kërkimore të Yahoo-së. Marrëveshja ka lejuar që Bing të marrë një pjesë të motorit kërkimor Google.