Yahoo bën marrëveshje me Google për kërkimet
New York, 26 tetor - Yahoo bën të ditura detajet e një marrëveshje të re me Google sipas se ciles marrëveshja bëhet efektive që prej 1 tetorit, dhe zgjat deri në fund të 2018.
Me ketë rast Google do ti sigurojë Yahoo-së algoritmet e kërkimit, shërbimin e kërkimit të fotove si për kompjuter dhe për telefonë.
Në tetor, kompania arriti një marrëveshje me Google, që i siguron Yahoo-së të zgjedhë mes burimeve të rezultateve të kërkimit dhe reklamave.\"
\"Oferta e Google plotëson shërbimin e kërkimit të siguruar nga Microsoft, që mbetet një partner kryesor, si dhe vetë teknologjia e kërkimit e Yahoo-së, dhe produktet e saj të reklamave, thuhet në një njoftim të fundit të Yahoo-së.