Xeroxi do të ndahet në dy kompani të veçanta

Zagreb, 9 mars - Kompania Xerox shpalli rezultatet e analizës së portofolit të kompanisë si edhe mundësitë e alokimit të kapitalit, të njoftuara në Tetor 2015. Bordi i Drejtorëve njëzëri miratoi planin e ndarjes së kompanisë Xerox në dy shoqëri tregtare publike, ku secila do të lider në tregun përkatës.
Xerox është duke ndërmarrë hapa të mëtejshme pozitive për të rritur vlerën e interesave të aksionarëve, me ndarjen në dy shoqëri tregtare të veçanta dhe publike deklaroi Ursula Burns, presidente dhe CEO e kompanisë Xerox. Këto dy kompani dë të jenë të pozicionuara mirë në tregjet e tyre, tregje këto në rritje të shpejtë, dhe do të kenë mundësi të rrisin pjesëmarrjen në treg dhe fitimet.
Jam e sigurtë se analizat e plota të portofolit të kompanisë të cilat i kemi kryer gjatë muajve të fundit do të çojnë në rrugën e drejtë për të ardhmen. Planin e ndarjes do ta kryejmë sa më shpejtë që është e mundshme në përputhje me arritjen e objektivave për vitin 2016, shtoi Burns.
Detajet e kompanive të reja
Kompania Document Technology do të vazhdojë të jetë lideri global në fushën e menaxhimit të dokumenteve dhe outsourcing-ut, e cila në 2015 ka gjeneruar një fitim prej 11 miliardë dollarë amerikanë. Kjo do të jetë kompania lider në treg në sajë të teknologjisë së saj superiore, zgjidhjeve dhe inovacioneve të projektuar për optimizim të dokumenteve në botë digjitale të rrjetit.
Profitabiliteti i lartë dhe rrjedhja e papenguar e parave do të mundësojnë një kthim të rëndësishëm të kapitalit si dhe investime selektive në pjesët tërheqëse.
Kompania Business Process Outsourcing (BPO) do të jetë lideri global në tregun e përmirësimit të proceseve të punës, në sajë të zgjidhjeve për menaxhim të proceseve me një numër të transakcioneve dhe duke i aplikuar inovacionet në automatizim dhe thjeshtim të proceseve biznesore.
Me fitim prej rreth 7 miliardë dollarë amerikane në vitin 2015, nga të cilat më shumë se 90% shkon në të ardhurat në anuitet, kjo kompani është fokusuar në tregjet tërheqëse në rritje të cilat përfshijnë transportin, kujdesin shëndetësorë, tregtisë dhe shërbimit civil.
BPO si kompania e pavarur do të fokusohet në fleksibilitetin e duhur për përshtatje të nevojave të klientëve, do ta rafinoj portofolin e vet të shërbimeve dhe do të vazhdojë me zgjerimin e konsiderueshëm dhe me rritjen e fitimeve.
Udhëheqja dhe emrat e këtyre dy kompanive do të përcaktohen gjatë procesit të ndarjes.
Arsyet për ndarje
Tendencat tregtare të sotme kërkojnë gatishmëri dhe fleksibilitet më të madh, aftësi për risi dhe adaptim të teknologjisë për t′iu përgjigjur ndryshimeve të shpeshta në nevojat e klientëve dhe për të pasë një qasje më efikase në proceset operacionale dhe shpërndarjen e fondeve në mënyrë më efektive.
Si rezultat, është e qartë se kompanitë Document Technology dhe BPO i shërbejnë nevojave të ndryshme të klientëve, kanë drejtimë të ndryshme të rritjes dhe kërkojnë modele biznesore të përshtatura si edhe strukturën e kapitalit. Me ndarjen e kompanisë në dy kompani të veçanta do të përmirësohet pozita midis konkurrencës dhe do të krijohen mundësi të reja të rëndësishme për të krijuar vlerë të cilat përfshijnë:
· Fokus i avancuar strategjik dhe operativ. Çdo kompani do të jetë përgjegjëse për fushën e vet dhe do të ketë mundësi t\'i përgjigjet nevojave të tregjeve të ndryshme. Kompania Document Technology do të investojë në mënyrë selektive në fushat e rritjes duke siguruar vazhdimësinë e disciplinës operative dhe transformimin e produktivitetit njëkohësisht. Kompania BPO do të fokusohet në ruajtjen e pozitës së liderit në tregje atraktive për ofrimin e zgjidhjeve të diferencuara klientëve, me të cilën do të arrijë një rritje më e madhe të të ardhurave.
· Thjeshtimi i strukturës organizative dhe të burimeve. Çdo kompani do të mund të përshtatet më shpejtë ndryshimeve të shpeshta të nevojave të klientëve, të përgjigjet dinamikës së veçantë të tregut, të fokusohet në inovacionet dhe investimet në fusha të zgjedhura të rritjes pra ta shpejtojë procesin e vendimmarrjes.
· Profile të ndara dhe të qarta financiare. Ndarja do t′i mundësohet çdo kompani të përfitojë nga profilet e ndryshme të rritjes dhe karakteristikat e rrjedhjes së parave në mënyrë që t′i optimizojë strukturën dhe strategjinë e alokimit të kapitalit.
· Mundësitë e reja për investime. Të dy kompani do të jenë në mundësi të investojnë në projekte të ndryshme interesante.
Transformimi strategjik
Kompania Xerox gjithashtu njoftoi edhe një transformim trevjeçar strategjik të programeve të sajë duke u përpjekur për të kursyer 2.4 miliardë dollarë amerikanë. Programi do të përfshijë edhe aktivitetet e nisur tashmë me mbi 600 milionë dollarë të vlefshme për iniciativa të ristrukturimit. Me këtë Xerox ka dëshirë të kursyejë 700 milionë dollarë në vitin 2016.
Hapat e ardhshëm
Qëllimi i kompanisë Xerox është të përfundojë me ndarjen deri në fund të vitit. Derisa ndarja të jetë e përfundar, Xerox do të vazhdojë të operojë si një kompani që nuk do të ndryshojë biznesin e saj të zakonshëm me klientët dhe punonjësit.
Për kompaninë Xerox
Xerox ndihmon në ndryshimin e mënyrës se si bota funksionon. Me aplikimin e ekspertizës sonë në fushën e digjitalizimit të dokumenteve, proceseve biznesore, analitikës, automatizimit, në përmirësojmë procesin e punës për të ofruar produktivitet, efikasitet dhe nivelin e personalizimit më të madh. Ne bëjmë punë në më shumë se 180 vende dhe i kemi më shumë se 130 000 të punësuar, të cilët krijojnë inovacione të rëndësishme dhe i ofrojnë shërbime të proceseve biznesore, pajisje printimi, softuer dhe zgjidhje të cilat me të vërtetë bëjnë diferencën për klientët tanë dhe blerësit e tyre. Mësoni më shumë në www.xerox.com.