Xerox prezanton produktin e ri Xerox Wide Format 6705 Solution
Zagreb, 16 mars - Kur ndërmarrjet të cilat punojnë në arkitekturë, inxhinieri, ndërtim dhe prodhim bëjnë dokumentacion teknik siç është: vizualizimi i ndërtimit, të projektimit apo të planeve të ndërtimit, ato kanë nevojë për një pajisje që dë të bëjë atë shpejtë dhe me saktësi.
Si përgjigje të këtyre nevojave, Xerox prezanton produktin e ri Xerox Wide Format 6705 Solution i cili ofron një zgjidhje të re, me kosto efektive, punë precize, të mprehtë, të detajuar dhe të gjitha këto me shpejtësi të lartë.
Paisja e re ofron kopjim të kualitetit 600 x 600 dpi, skanim dhe printim dhe siguron një cilësi të mprehtë dhe të saktë të imazhit në punët e tilla si: harta të qendrave emergjencash ose diagrame të linjave të energjisë elektrike. Skaneri me ngjyra njëkohësisht përkrah digjitalizim të origjinaleve me formate të mëdha.
Xerox Wide Format 6705 mund të printojë deri në 5 faqe të formatit A1 për minutë (apo 2,7 faqe të formatit A0 për minutë), që e bën kohën e printimit të parë për 30% më shpejtë se tek modeli i mëparshëm i paisjes në fjalë.
Përveç kësaj, rritet produktiviteti i cili arrihet me mundësi të printimit dhe të skanimit në të njejtën kohë.
Karakteristikat shtesë përfshijnë:
· Ndërfaqjen e përdoruesit intuitive ekrani 10.4\'\' touch screen me ngjyra e cila e bën paisjen më të lehtë për përdorim, madje edhe për ata përdoruesit të cilët nuk kanë përvojë me printera të formatit të gjerë.
· Më pak hapësirë mundësia e lëvizjes së letrës vetëm nga ana e përparme kursen hapësirën tuaj.
· Tiparet e sigurisë të përmirësuara me enkriptim dhe mbishkrim tek skanimi i të dhënave, paisja i mundëson përdoruesve ruajtjen e të dhënave për përdorues, të adresave, të fjalëkalimeve, si edhe të urdhërave për printim në dosje të përkohshme dhe printimin e tyre me futjen e fjalëkalimit në panelin e kontrollit.
· Më i miri në kategorine e cilësisë së imazhit skaneri i ri me ngjyra ofron cilësi të lartë të imazhit me shpejtësi skanimi të përmirësuar dhe një softuer për përpunim në një nivel të lartë botëror.
Kjo zgjidhje e re për format të gjerë i plotëson kërkesat e përdoruesve për cilësinë e imazhit, produktivitetin dhe lehtësinë e përdorimit, ka thënë Sasa Pigac, Xerox Country Manager Balkans.
Gjëja që bën paisjen Wide Format 6705 Solution të veçantë është ndërfaqja e përdoruesit grafike dhe e thjeshtë dhe prodhimi i siguruar me cilësi të lartë, të cilat janë aspekte kyçe për printerët komerciale, institucionet qeveritare dhe ndërmarrjet të angazhuara në inxhinieri dhe ndërtim të cilat do të jenë të interesuara për këtë paisje.