21 Prill 2025

Xerox përmirëson qendrat për inovacione në tërë botën

New York 12 qershor - Me moton e tij “Çdo gjë fillon dhe mbaron me konsumatorin” Xerox ka lançuar seksionin e tij më të ri inovativ në të cilin në plan të parë vë produktet dhe shërbimet inkjet me bojë uji.

Qendra e Inovacionit Impika Inkjet në Aubagne, Francë në të vërtetë është një sallë ekspozite e madhe, me 8.454 metra katrorë ku edhe gjenden paisjet Impika Inkjet.

“Qendra ofron një ekspozitë interaktive dhe të angazhuar në të cilën konsumatorët dhe klientët potencial mund të përjetojnë teknologjinë inkjet në mënyrën e vet – ata mund ta hulumtojnë dhe të mësojnë më shumë për të”, ka thënë Branka Fallatko, Menaxhere Rajonale për Xerox.

“Kjo është një piketë historike në strategjinë tonë me inkjet që nga viti 2013, vit ky kur ne e kemi marrë përsipër Impikën. Plani ynë është të sigurojmë se teknologjia inkjet me bojë të thatë dhe bojë uji të zhvillohet dhe të fiton vrullin. Dhënësit e shërbimeve për printim e dijnë se ne jemi seriozë kur është fjala për bojë”, tha Branka Fallatko.

Xerox inspiron inovacione në SHBA

Në SHBA, përmirësimet në qendrën e inovacionit Gil Hatch Center for Customer Innovation në Webster, N.Y. kanë sjellë një përvojë më shumë personale në një mjedis kolaborativ dhe inovativ.

Kjo është salla për ekspozita më e madhe në botë e produkteve dhe shërbimeve digjitale, për tregjet e komunikimit grafik si dhe atë të printimit në ndërmarrje.

E vendosur në qendrën e prodhimit të Xerox, qendrën e vizitojnë të shumtë ekspertët të cilët mbajnë prezantime, demonstrime dhe punëtori të shumëllojshme për më shumë se 1.200 vizita në vit.

Risia në këtë qendër janë edhe kufjet e personalizuara për demonstrime në disa gjuhë dhe teknologjia e avancuar për komunikime grafike, si për shembull Xerox Versant™ 2100 Press, me rrjedhje e punës të zgjeruar dhe aplikim për mbarim final.

Përveç kësaj, në zemër të New York-ut ekziston edhe Xerox Executive Briefing Center, qendra e re e cila sjell një përvojë interaktive pra ilustron inovacione të kompanisë. Konsumatorët në këtë mënyrë mund të mësojnë çdo gjë lidhur me produktet e Xerox ose të shikojnë demostrimet e teknologjive, duke përfshirë edhe Xerox Color 1000 Digital Press dhe Color J75 Press.

Përmirësimet në qendrën në Mbretërinë e Bashkuar për një përvojë më shumë personale

Qendra për Inovacione në Uxbridge, Londër, e azhuruar pak kohë më parë, i bën rrjetëzimin dhe mësimin më efikas.

Një pjesë e ashtuquajtur Discovery Area, i inkurajon përdoruesit të kenë interakcion me ekspertët ku mund të mësojnë mënyra të shumta si të lehtësojnë punë në ndërmarrjet e tyre. 

Qendra gjithashtu është pajisur me auditorin modern dhe një kafene që vizitorëve u jep një përvojë edhe më shumë të personalizuar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)