20 Prill 2025

Xerox i mbylli prodhuesit e pjesëve të paligjshme dhe të falsifikuara

Zagreb, 11 mars - Prodhimi dhe shitja e pjesëve të paligjshme dhe të falsifikuara për printerët paraqet një problem të madh për prodhuesit dhe organizata jo-fitimprurëse. Imaging Supplies Coalition vlerëson se dëmi në botë arrinë madje në 3.5 miliardë dollarë amerikanë. Për të adresuar këtë problem, kompania Xerox ka kryer një seri bastisjesh dhe konfiskimesh për të mbrojtur përdoruesit e vet nga materiale të rrezikshme dhe të falsifikuara.

Xerox me kujdes monitoron urdhrat dhe shpërndarjen e pjesëve të saj origjinale pra bashkëpunon ngushtë me autoritetet qeveritare për të ndalur shitjen e pjesëve të falsifikuara. Përpjekjet e fundit në parandalimin e prodhimit të falsifikimeve përfshijnë: 

·    Konfiskimi i materialeve për prodhim e mijëra tonerëve të falsifikuara në fabrikën në Marok. Vlera në treg e këtyre produkteve është vlerësuar në mbi 2.5 milion dollarë amerikanë ndërsa pronari i fabrikës është në burg dhe pret gjykimin.

·    Konfiskimi i qindra tonerave të falsifikuara dhe mijëra fishekësh boje dhe kutive të gjetura tek një distributor i pajisjeve për printerët në Mumbai, India. Dëmi arriti në 25.000 dollarë amerikanë dhe procedura e prokurorimit për pronarin e kompanisë është në zhvillim.

·    Dy bastisje të kryera në rajonin Antalya në Turqi. Autoritetet kapën pjesë të falsifikuara si edhe materiale të përdoruar për falsifikim, të tilla si pllaka për printim, etiketa dhe materiale për paketim me vlerë 1.2 milion dollarë. Është mbyllur edhe prodhimi i paligjshëm në të cilin u përzien tonerët të falsifikuar me Xerox origjinalë për printim, të cilët pastaj ishin të shitur në dyqane në Turqinë jugore.

Përveç parandalimi të procesit të falsifikimit, Xerox gjithashtu i ka identifikuar edhe shpërndarësit të fishekëve të falsifikuar për printim, të produkteve në të cilët përdorin markat origjinale të prodhuesit, pra i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të nadaluar tregtinë e tyre të paligjshme. 

Duke i mbrojtur të drejtat e pronësisë intelektuale, kompania Xerox ka marrë pjesë në zbatimin e ligjit i cili i ka urdhëruar shitësit në Rumani dhe shtetet tjera në zhvillim, të respektojnë të drejtën në markën e Xeroxit. Kjo rezultoi me heqjen e produkteve të cilat përdorin në mënyrë të paautorizuar markën tregtare të kompanisë Xerox dhe me marrëveshje të shiten materiale origjinal të Xerox në vend të këtyre.

„Tonerët e falsifikuar shpesh prishen, duke shkaktuar cilësi të dobët printimi dhe dëme të kushtueshme në pjesët vitale të printuesit“ – deklaroi Kevin Weaver, presidenti i Grupit Brand Protection, grupi Xerox Supplies Business. „Për sa kohë që disa njerëz merren me falsifikimin e materialeve për printerët, ne do të vazhdojmë luftën për t′i mbrojtur përdoruesit tanë dhe për të ndalur shpërndarjen e pjesëve të veshur të falsifikuara dhe të paligjshme“.

Në të gjithë botën kompania Xerox mbron përdoruesit e vet duke i kryer disa inspektime në depo me pjesët dhe qendrat e shpërndarjes, për të besonte autenticitetin të produkteve të cilat gjenden atje dhe të parandalohet shfaqja e pjesëve të falsifikuara në zinxhirin e furnizimit global. Përdoruesit mund të kontrollojnë vërtetësinë e produkteve të tyre Xerox duke i përdorur metoda të mëposhtme:  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)