28 Dhjetor 2024

Xerox bashkohet me programin për ripërdorimin e elektronikës

Zagreb, 30 qershor - Xerox (NYSE: XRX) njoftoi se është bashkuar në koalicionin me SERI - Sustainable Electronics Recycling International, për të ndihmuar në lançimin e programit i cili i inkurajon kompanitë të përdorin dhe riciklojnë elektronikë.

Duke mbështetur këtë iniciativë Xerox vazhdon rolin e sajë udhëheqës në ekologji për të krijuar një botë më të mirë, më të gjelbër. Xerox është një nga 10 kompanitë të cilat kanë hyrë në partneritet me koalicionin SERI dhe mbështesin R2 Leader program.

“Ne kemi një traditë të gjatë në mbështetjen e riciklimit dhe për këtë arsye, kjo është rruga e natyrshme për ne,” tha Diane P. O’Connor, nënkryetarja e Global Environment, Health, Safety and Sustainability, nga Xerox.

“Për vite të tëra ne i kontrollojmë furnizuesit për riciklim para se t’u dërgojmë elektronikën tonë dhe i inkurajojmë kompanitë e tjera të bëjnë të njëjtën gjë. R2 çertifikata konfirmon se ata janë furnizuesit përgjegjës për riciklim.

Kjo është e shkëlqyeshme për Xerox dhe blerësit tanë sepse zgjeron shtrirjen e zakonit tonë të qëndrueshmërisë pra e rrit ndikimin tonë në botë.“

Interesimi i kompanisë Xerox për mjedisin daton për shumë vite, që nga koha kur është prezantuar printeri i zyrës të parë i cili shtyp në të dyja anët. Xerox gjithashtu i pari ia ka ofruar blerësve pajisjen për zyrë me opcion për ruajtjen e energjisë.

Sot, Xerox vazhdon me inovacione për një botë më të mirë, duke i krijuar shërbimet dhe teknologjitë të cilat kanë më pak ndikim në mjedis, duke përfshirë parkimi i zgjuar, zgjidhje për transport dhe ConnectKey® teknologjija me zgjidhjet siç është Cisco® EnergyWise.

Me hyrjen në programin R2 LEADER, kompanitë obligohen të mbështesin dhe të marrin parasysh çertifikatën R2 gjatë zgjedhjes së partnerit për riciklim. Anëtarët e R2, duke përfshirë edhe Xerox, tani kanë një rol udhëheqës në projekte për ripërdorim dhe riciklim me përgjegjësi në tërë botën.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)