21 Prill 2025

Windows XP përfundon misionin

New York, 9 prill - Microsoft ndaloi të martën së ofruari përkrahjen teknike ndaj sistemit shumë të suksesshëm operativ Windows XP.

Ky sistem renditet ndër sistemet më të popullarizuar të PC-ve dhe sot në mbarë botën afro 500 milionë kompjuterë përdorin këtë sistem.

Me këtë vendim, Microsoft nuk do të ndjekë dhe të zgjidhë më problemet e sistemit Windows XP, si problemet në lidhje me sigurinë, viruset, apo me sulmet kibernetike etj.

Nëse përdoruesit e sistemit Windows XP vazhdojnë të vizitojnë faqe elektronike me shfletuesin IE, kompjuterët mund të marrin viruse dhe mund të kenë probleme.

Por shumë persona në qarqet IT janë të mendimit se mungesa e mbështetjes nga Microsoft-i në lidhje me sistemin Windows XP është një gabim i madh, sepse Microsoft nuk i ka kaluar me sukses përdoruesit e sistemit XP në një sistem të ri operativ. Ky është një incident i sigurisë informative.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)