25 Dhjetor 2024

Windows Messenger largohet përjetësisht me 15 mars

New York, 16 janar - Microsoft ka bërë të ditur që IM servisin e vet Messenger do ta shuaj më 15 mars.

Funksionalitetet e Messengerit janë zëvendësuar qysh tani me Skype i cili në të ardhmen do të jetë shërbimi i vetëm VoIP dhe IM i kësaj kompanie.

Microsofti informon shfrytëzuesit që në Skype mund të logohen me accountin të cilin e kanë shfrytëzuar deri më tani në Messenger.

Të gjitha kontaktet nga Messengeri do të migrojnë në Skype, ndërsa porosite do të mund të këmbehen sikurse edhe deri më tani.

Pas 15 marsit Messengeri do të mund të shfrytëzohet edhe një kohë vetëm në Kinë sepse atje këtë shërbim e ofron kompania lokale të cilës Microsofti ia ka besuar menaxhimin.

Microsofti e ka blerë Skype në maj të vitit 2011 për 8,5 miliardë dollarë.

Ky shërbim tani për tani ka rreth 280 milionë shfrytëzues në muaj, që është rreth 100 milionë më shumë se në kohën kur është blerë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)