Windows 8 vjenë në pranverën e ardhshme
New York, 29 qershor - Nëse raportet janë të besueshme, Microsoft mund të nisë versionin e ardhshëm të sistemit të saj operativ prodhuesve në prill të 2012-s.
Marey Jo Foley, një ndjekës i mprehtë i eventeve në Microsoft ka zbuluar për blogun e ZDNet se kompania pritet të dorëzojë sistemin operativ Windows 8 tek prodhuesit në prill të 2012-s.
Foley gjithashtu ka zbuluar se versioni i parë beta i RTM (Lirimi për prodhim) Windows 8 pritet të dërgohet tek prodhuesit në shtatorin e këtij viti gjatë konferencës Build.
Foley tha se raporti vinte nga një burim i afërt, megjithatë kompania nuk ka bërë asnjë koment.