Windows 8 se shpejti
New York, 26 shkurt - Microsoft është duke e bërë të qartë se kush është shënjestra për Windows 8 me një vëzhgim për konsumatorë të sistemit operativ të planifikuar për të dalë më 29 shkurt. Por a do të fillojnë bizneset ta përdorin këtë sistem të ri operativ?
Gjatë kësaj jave, pas mujave të thashethemeve dhe copëzave të informacioneve të treguara, publiku më në fund do ta shohë dhe shkarkojë versionin e fundit të Windows 8.
Të mërkurën, në një ngjarje që përputhet me Kongresin Botëror për Celularë që do të mbahet në Barcelonë të Spanjës, Microsoft planifikon të lëshojë versionin që vetë e quan vëzhgim për konsumatorë të Windows 8.
Vetë emri është mjaft domethënës. Për diçka ky version dallon nga versioni i mëhershëm testues i quajtur shikimi paraprak nga zhvilluesit që doli në konferencën Build të Microsoft në muajin shtator.
Më e rëndësishmja, tani ky version i ri do të ketë si cak konsumatorët. Por a do të jetë edhe për binzeset si cak që e mbajnë ndërmarrjen Microsoft mjaft të fuqishme?
Nuk ka dyshim që Microsoft ka nevojë për të bërë një shtytje para në hapësirën e kokës së konsumatorëve. Me përjashtime të theksuara të konzollës së vet për lojëra, Xbox, dhe sensorit të lëvizjes, Kinect, Microsoft nuk ka dalë aq mirë në mesin e konsumatorëve. Windows Phone është duke çaluar sa i përket forcës tërheqëse ndaj konsumatorëve dhe ndërmarrja është mjaft prapa tabletëve.
Windows 8 i dizajnuar nga pjesa e poshtme deri tek tabletët të ndjeshëm në prekje dhe desktopët me mi dhe tastierë dhe llaptopët ka për qëlllim të kapë më shumë treg të konsumatorëve, veçanërisht tregun e tabletëve.
Por çfarë mund të thuhet për bizneset, të cilat kanë qenë aq të rëndësishme që shërbimet dhe prodhimet e Microsoft të jenë të pranishme aq gjerësisht në treg, duke i ndihmuar ndërmarrjes në mbërritjen e rekordeve megjithëse ishte ekonomia në rënie? A do të kalojnë ato në Windows 8? Çfarë ka për to në këtë sistem? Dhe nëse nuk kalojnë, a nuk tingëllon pak kjo si një problem i madh për Microsoft?
Ndërmarrja hulumtuese IDC bëri një parashikim gjatë fundit të vitit të kaluar për përdorimin e Windows 8 në kompjuterët personalë. IDC parashikoi që Windows 8 do të jetë mjaft i parëndësishëm për përdoruesit e PC-ve, dhe ne presim që me të madhe të mos ketë veprimtari përditësuese nga Windows 7 në Windows 8 në atë formë të faktorit.
Parashikimet e tjera të analistëve nuk ishin aq të tmerrshme për Microsoft. Por sipas tyre, bizneset me siguri që do të kenë një qëndrim prit-dhe-shiko me Windows 8, ose edhe madje nëse nuk kalojnë në këtë sistem, kjo nuk duhet ti dhemb edhe aq shumë ndërmarrjes Microsoft.
Michael Silver, i cili është analist nga ndërmarrja hulumtuese Gartner, thotë që ai nuk mendon se bizneset do të fillojnë me të madhe ta përdorin Windows 8.
Çështja kryesore është lodhja për migrim, thotë ai. Bizneset sapo kanë shpenzuar disa vite duke provuar që ta vendosin Windows 7.
Nëse organizatat vendosin që ta provojnë sistemin Windows 8, ato këtë mund ta bëjnë edhe në tabletë, thotë Silver. Ne nuk i shohim ato duke kaluar në Windows 8 në çdo desktop dhe notebook.
/pcworldalbanian/