Windows 8 në treg vitin e ardhshëm
New York, 31 maj - Drejtori ekzekutiv i Microsoft-it, Stiv Balmer, pa dashur tha publikisht se vitin e ardhshëm në treg do të paraqitet sistemi i ri operativ Windows 8, sekret i cili edhe para kësaj ishte fshehur shumë keq.
Kompania menjëherë publikoi demantin e deklaratës së drejtorit të saj, meqë publikimi i parakohshëm i kësaj informate mund ta dëmtojë seriozisht Microsoftin.
Produkti i saj Windows 7 është versioni më së shpejti i shitur i Windows-ave në historinë e këtij produkti, por në tremujorin e fundit shitja është zvogëluar dukshëm.
Informata se vitin e ardhshëm paraqitet produkt i ri edhe më shumë do ta zvogëlojë shitje, druajnë në Microsoft.