Windows 8, Media Center do paguhet
New York, 7 maj - Microsoft ka pranuar se Windows 8 nuk do të jetë në gjendje të bëj reproduktimin e titujve DVD, së pako jo menjëherë pas instalimit, por Media Center do të instalohet më vonë.
Nëse do të ketë dhe sa do të jetë çmimi, ende nuk është përcaktuar, por është e sigurt se Media Center nuk është pjesë e Windows 8.
Pasi të jetë instaluar, Media Center në Windows 8 do të përkrah reproduktimin e DVD-ve, incizimin e TV programeve dhe reproduktimin e gjërave tjera me të cilat jemi mësuar.
Windows Media Player i zakonshëm, nuk do të jetë në gjendje të bëjë asnjërën nga këto.
Sipas Microsoft: Për reproduktimin e disqeve të zakonshëm optik ne do të mbështetemi në zgjidhjet e shumta kualitative në treg të cilat japin rezultate të shkëlqyeshme për DVD dhe Blu-ray.
A do të thotë kjo se Microsoft do të licencoj nga ndokush softuerin dhe do ta vendos në Windows ose kjo ne nënkupton se janë bërë një me neve, shfrytëzuesit, prej të cilëve pritet që të blejnë ndonjë shtesë që në kompjuter të mund të shikojnë një DVD ose Blu-ray disk, për momentin nuk është e ditur.