Windows 8, brenda disa ditësh 4 milionë licenca të shitura
New York, 6 nëntor - Nga prezantimi i sistemit të ri operativ Windows 8 të premten e kaluar, Microsoft ka shitur më shumë se 4 milionë licenca të këtij sistemi operativ.
Sipas Steve Ballmer theksuar në këtë shifër nuk hyjnë zgjidhjet enterprise, sepse shumë prej tyre kanë kontrata për licencim të cilat freskohen automatikisht në versionet e reja të Windowsit
.
Ai ka thënë se kjo nuk mund të konsiderohet si ndonjë masë objektive për suksesin e sistemit të ri operativ, por që është një rezultat mjaft i mirë për të gjithë ata që kanë ndonjë prej 120 mijë aplikacioneve në Windows App Store.