Windows 7 kalon Vista-n
SHBA, 15 gusht - Windows 7 sistemi operativ i nisur më 22 tetor 2009, tani zë 19,86% të tregut për sistemet operative, ndërsa Vista mban 19,8%, njofton kompania analitike StarCounter.
Kjo do të thotë se Windows 7 për shumë pak kohë e ka kaluar paraardhësin e tij në treg, Vistën e papëlqyeshme.
Ekspertët besojnë se ndryshimi do të vazhdojë të rritet, për shkak të shitjeve të kompjuterëve të ri në të cilët është instaluar Windows 7.
Por verzioni i tretë Window XP, ende është program më i përdorur, me një pjesë të tregut prej 54%. Megjithatë kjo përqindje është në rënie që nga korriku i vitit 2009, kur ishte rreth 70%.
Microsoft me verzionet e Windows zë më shumë se 90% të tregut global për sistemet operative, ndërsa Мас ОЅХ mban një mesatare 5% të përdoruesve, dhe Linux mezi arrin 1%.