Windows 10 do të shkarkohet automatikisht
Kompania njoftoi se Windows 10 do të bëhet një përditësim i rekomandueshëm duke nisur nga viti i ardhshëm, gjë që nënkupton se kushdo që ka ende Windows 7 apo Windows 8 në kompjuterin e tij apo të saj dhe ka aktivizuar opsionin për përditësime automatike - opsioni më i drejtë dhe më i mirë për të mbajtur kompjuterin të mbrojtur nga ndonjë problem sigurie, - do ta ketë Windows 10 të shkarkuar automatikisht pa e kryer vetë këtë gjë.
Për më tepër, skedari instalues i Windows 10 do të nisë menjëherë pasi të jetë shkarkuar, duke i nxjerrë përdoruesve një tabelë dialoguese.
Secili prej tyre do të ketë mundësinë ta refuzojnë përditësimin sapo procesi i instalimit të ketë filluar, ose ta parandalojnë shkarkimin e këtij përditësimi duke e bllokuar manualisht në Windows Update.
Megjithatë, duke ditur prirjen e përdoruesve që thjesht shtypin ok-in për të pranuar diçka që u del në mesin e ekranit teksa janë duke bërë diçka tjetër, mjafton të jenë të informuar mbi këtë çështje, pasi që nga ai moment dhe derisa të përfundojë instalimi atyre do tu pengohet aksesi në kompjuter.