Wikipedia ofron open source video
SHBA, 23 mars - Open Video Alliance qëndron prapa fushatës në kuadër të së cilës artikujt e Wikipedias do të pasurohen me video përmbajtje.
Wikipedia për një kohë të gjatë ka qenë e vetmja e cila e ka mbështetur Theora-n, formatin e hapur i cili është inkorporuar në HTML5 video tags, i cili është kundërshtar i video standardit të popullarizuar Flash që përdoret nga faqet siç është YouTube.
Open Video Alliance ka arritur bashkëpunim me Miro-n, prodhuesin e video enkoderit pa pagesë Theora si për sistemet operative Windows e Mac.
Në të kaluarën integrimi i video përmbajtjeve në faqet e Wikipedias ka qenë shumë e papërshtatshme, por ky proces tani është vetëm disa hapa të thjesht.