Wikipedia, burimi më i madh i keqinformimit në botë
New York, 19 prill - Numri i fakteve të pasakta tregon edhe një herë më shumë se sa e pakëshillueshme është që të përdoret vetëm enciklopedia në fjalë për informacione dhe konsultime të ndryshme.
Sipas studimit, Wikipedia, një faqe e vizituar mesatarisht nga 25 milionë vizitorë në ditë, është shndërruar në burimin më të madh të keqinformimit në botë.
Të dhënat e Wikipedia-s janë të lirë për tu modifikuar nga vetë publiku dhe kjo e bën atë të ekspozuar nga njohja e gabuar e fakteve dhe nga sabotimet e disa personave të interesuar në tjetërsimin e fakteve të ndryshme.
Studimi u krye nga Penn State University, në SHBA dhe u përqendrua në studimin e aktivitetit të më shumë se një mijë përdoruesve të rregullt të enciklopedisë online.
Për më tepër, pas zbulimit të një gabimi, korrigjimi nga Wikipedia është tepër i ngadaltë, me një në katër persona që nuk kanë marrë kurrë asnjë lloj përgjigje dhe të tjerët që kanë me javë, në mënyrë që sugjerimet e tyre të vlerësoheshin nga një moderator.
Megjithatë, një vlerësim i tillë u hodh poshtë nga vetë enciklopedia, e cila argumenton se të gjithë sugjerimet e përdoruesve të saj trajtohen brenda 2-5 ditësh.