25 Dhjetor 2024

Wi-fi në të gjithë territorin e SHBA-së

New York, 7 shkurt - Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbuluara nga një rrjetë gjigande dhe e plotëfuqishme wi-fi.

Është ky propozimi i bërë nga administrata e Uashingtonit dhe që ka shkaktuar një luftë mes kolosëve të telekomunikimit.

Plani, unik në botë, është shkruar me të zezë mbi të bardhë nga presidenti i Federal Communications Commission, FCC, agjencia që mbikëqyr komunikimet. Do të duhen vite që plani në fjalë të bëhet operativ, gjithmonë nëse do të aprovohet, por prespektivat do të ishin epokale.

Rrjeti do të ishte aq i gjerë sa do t’u mundësonte konsumatorëve amerikanë të bëjnë telefonata dhe të lundrojnë në internet pa u shqetësuar për faturën çdo fund muaji.

Propozimi, lajmin për të cilin e bën të ditur “Washington Post”, ka vënë në lëvizje industrinë e telekomunikacionit, që ka programuar një fushatë lobimi për të bindur politikanët që ta aprovojnë.

Ndërsa grupe që janë kundër propozimit janë vënë në lëvizje nga gjigandët e teknologjisë si Google dhe Microsoft, që e shohin potencialin vetëm në rrjetin e lirë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)