24 Dhjetor 2024

WhatsApp në shënjestrën e autoriteteve të BE

Bruksel, 29 tetor - Ndryshimet e WhatsApp në kushtet e privatësisë e kanë vënë kompaninë në qendër të vëmendjes të autoriteteve eurpiane për mbrojtjen e të dhënave.

Në një term të tij thuhet se WhatsApp shpërndan të dhënat me kompaninë që e ka në pronësi aplikacionin, Facebook.

Grupi i punës mbi atë që quhet neni 29 i ka shkruar themeluesit të WhatsApp Jan Koum duke shprehur shqetësimet mbi kushtet e privatësisë.

Në letër i kërkohet WhatsApp të japë detaje të të dhënave specifike që ndan, përfshi këtu dhe kategoritë e të dhënave, burimin, marrësin dhe efektet e transferimit të të dhënave tek përdoruesi dhe tek “një palë e treteë e mundshme”. Gjithashtu paralajmëron WhatsApp që të mos ndajë më të dhëna me Facebook teksa po heton edhe ligjshmërinë e saj.

Vetë kompania WhatsApp në një reagim për TechCrunch thotë se është duke punuar e autoritetet e mbrojtjes së të dhënave për të adresuar çështjen. “Ne kemi jnë dialog konstruktiv, përfshirë që para përditësimit tonë, dhe mbetemi të angazhuar për të respektuar ligjin”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)