27 Dhjetor 2024

WhatsApp ka 450 milion përdourues

Nju Jork, 23 shkurt - WhatsApp  ka 450 milion përdorues, duke prirë me miliona përdoues para aplikacioneve tjera.


Pas WhatsApp  janë renditur: Skype me 300 milion , pastaj wechat me 270 milion, viber me 100 milion dhe BBM me 80 milion përdorues. 

Ndryshe ditë me parë Facebook ka blerë shërbimin e mesazheve telefonike WhatsApp për 19 miliardë dollarë në para dhe fonde.

Rrjeti më i madh social në botë tha se për WhatsApp paguan 12 miliardë dollarë fonde në Facebook dhe 4 miliardë dollarë para.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vet pronari dhe krijuesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg.

“Jam i lumtur t’ua kumtoj se kemi arritur të marrim WhatsApp-in dhe tani ekipi i tyre tani do të na bashkangjitet në Facebook. Misioni ynë është të bëjmë botën më të hapur dhe më të lidhur”, ka shkruar Zuckerberg në Facebook. 

Marrëveshje ka vlerën e 9% të vlerës së Facebook-ut në treg. Për krahasim, blerja më e madhe e Google është ajo e Motorola Mobolity për 12.5 milionë dollarë, ndërsa e Microsoft është blerja e Skype për 8.5 milionë dollarë, kurse Apple kurrë nuk ka bërë ndonjë marrëveshje mbi 1 milion dollarë.

Me blerjen e WhatsApp, Facebook synon të thithë audiencë tek të adoleshentët dhe të rinjtë që gjithnjë e më shumë po përdorin këtë shërbim bashkëbisedimi online jashtë Facebook-ut, pasi ata shmangin rrjetin social për shkak se aty kanë gjyshërit, prindërit dhe shefat e punës.

Facebook nuk do të integrojë WhatsApp në rrjetin social, por do të krijojë një program të saj jashtë Facebook-ut. Me një fjalë, WhatsApp do të vazhdojë të jetë një shërbim më vete, siç ndodhi edhe me Instagram-in edhe pas blerjes nga Facebook dy vjet më parë për 715.3 milionë dollar

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)