27 Dhjetor 2024

WhatsApp do të shtojë edhe telefonata

Kaliforni, 3 mars - Themeluesi i WhatsApp, Jan Koum, ka deklaruar orët e fundit se shërbimi i mesazheve do të shtojë edhe telefonatat me zë brenda tremujorit të dytë të vitit 2014. Edhe pse nuk e dimë se në cilën platformë do të lançohet ky opsion i ri për herë të parë, apo se si do të implementohet ekzaktësisht, padyshim që ky ndryshim vjen si pasojë e blerjes nga Facebook-u për 19 miliardë $.

Faktikisht, kjo veçori duhet të kishte ardhur me kohë në WhatsApp duke qenë se aplikacione të tjera rivale të tij, si BlackBerry Messenger (BBM), Line, Skype, Viber etj, e ofrojnë tashmë si shërbim. Deri tani WhatsApp ka mbi 330 milionë përdorues aktivë ditorë dhe 465 milionë përdorues mujorë, tha Koum. Kështu që për shërbimin është e rëndësishme që të arrijë t’i mbajë këta përdorues pas vetes duke mos lënë pa ofruar elemente të rëndësishme të konkurrenteve të tij.

Në ndryshim nga rivalët, WhatsApp mbahet për thjeshtësinë e tij. Ai është mjaft i dobishëm si një shërbim që zëvendëson mesazhet pa kërkuar shumë instalime apo shuma parash. Gjatë një paneli në Mobile World Congress, i cili po zhvillohet aktualisht në Barcelonë, Koum u shpreh se këto “vlera bazë” të aplikacionit do të vazhdojnë të ruhen edhe pasi të shtohet veçoria e telefonatave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)