Weibo tregohet më i shpejtë se Twitter
Pekin, 22 janar - Rrjeti social kinez Weibo tregohet më i shpejtë se Twitter. Ky i fundit është i ndaluar në Kinë. Rrjeti social kinez, brenda këtij muaji do të zgjerojë limitin prej 140 karakteresh në dy mijë.
Sipas Wall Street Journal, i cili sqaron se do të bëhet një eksperiment më 28 janar, dhe se një muaj më pas do të zgjerohet tek të 200 milionë përdorues.
Sipas të dhënave tona vetëm 10% e postimeve në Weibo kalon 120 karaktere kineze, por dëshirojmë të zgjerojmë limitin për tu dhënë më shumë zgjidhje përdoruesve tanë, thotë një zëdhënës i Weibo.
Pak ditë më parë, në shtypin amerikan qarkulloi sërish hipoteza se Twitter do të mund të zgjerojë limitin prej 140 karaktere deri në 10 mijë të tilla, mundësi që tashmë është e mundur vetëm për mesazhe direkte.
Kjo hipotezë nuk u konfirmua kurrë, madje as nuk u përmend nga Twitter.