Web faqja e Kremlinit është sulmuar nga hakerët
Moskë, 15 shtator - Hakerët e kanë sulmuar shumë fuqishëm faqen në Internet të presidencës së Rusisë më 13 shtator, ka njoftuar mbrëmë qeveria e Rusisë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e ka ndërlidhur sulmin me zgjedhjet rajonale në Rusi, që u mbajtën gjatë fundjavës, dhe në të cilat opozita ishte përpjekur ti sfidonte politikanët e ndërlidhur me qeverinë, në vetëm një rajon, ku ishte lejuar të garoj.
Të dielën është kryer një sulm shumë i fuqishëm simultan në faqen e presidentit të Rusisë, tha Peskov.
Mëtutje, ai ka theksuar se nuk ka informacione se kush ka mundur ta kryej këtë sulm, që për një kohë të shkurtër ka shkaktuar mbylljen e faqes.