26 Dhjetor 2024

"Washington Post" nën sulm kibernetik

Washington, 16 gusht - Faqet elektronike të tre grupeve të rëndësishme mediatike amerikane u bënë pre e sulmeve kibernetike nga përkrahës të Presidentit sirian Bashar al-Assad.

Gazeta The Washington Post, rrjeti CNN dhe revista Time njoftuan dje se hakerë kishin ndërhyrë në faqet e tyre elektronike duke modifikuar disa parametra të faqeve.

Si rezultat, kur përdoruesit vizitonin faqen dhe klikonin në disa prej artikujve, hapej faqja elektronike e Ushtrisë Elektronike Siriane, një grup që mbështet regjimin sirian. 

Grupet mediatike thanë se kanë ndërmarrë masa mbrojtëse dhe kanë hequr modulën e ndikuar nga sulmi.            

Ushtria Elektronike Siriane mori përgjegjësinë për sulmet përmes një mesazhi në Twitter.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)