Vrima koronale në Diell shkakton një stuhi magnetike në Tokë
Moskë, 20 qershor - Një rrymë e erës diellore me shpejtësi të lartë - grimca që vihen në lëvizje nga Dielli - më 28-29 qershor do të mbërrijë në Tokë dhe mund të shkaktojë një stuhi magnetike me forcë të moderuar, njoftoi punonjësi i Laboratorit të astronomisë së rentgenit të Diellit, Sergei Bogaçov.
"Pas njëfarë kohe në diskun e dukshëm të Diellit do të formohet një vrimë e madhe koronale - një zonë relativisht e errët në diskun diellor me linja të hapura të fushës magnetike, e cila tani është e dukshme në fotot e marra nga sonda "Stereo".
Vrimat koronale janë burim i erës diellore me shpejtësi shumë të madhe, që tejkalon ndjeshëm shpejtësinë normale të një "ere të qetë" prej 400 km/s", - tha Bogaçov.